Vatrat e zjarrit vijojnë në Gjorgos dhe Cakran, nisen të tjera zjarrfikëse për shuarjen e flakëve

Vatrat e zjarrit vijojnë në Gjorgos dhe…

Vijon të ketë të tjera vatra zjarri në Gjorgos dhe Cakran të Fierit, aty ku 10 forca zjarrfikëse të Patosit dhe Roskovecit janë nisur ditën e sotme për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.

Zjarrfikëset e Fierit janë në vendngjarje po ashtu dhe po luftojnë me flakët, të cilat favorizohen nga temperaturat e larta në vendin tonë.

Prej ditësh tashmë Shqipëria është në luftë me flakët në qarqa të ndryshme. Më problematike është situata në malin e Dukatit dhe në majën e Rrunës në Kukës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit