Vazhdojnë përplasjet për ujin në Lumas/ Banorët: Policia na ka fyer dhe tërhequr zvarrë

Vazhdojnë përplasjet për ujin në Lumas/ Banorët:…

Banorët e Lumasit nuk dorëzohen dhe vazhdojnë rezistencën kundër firmës që vijon punimet në zonën e mbrojtur të burimit të Sinecit bashkia Kuçovë. Sipas banorëve, firma “Salillari” a e cila ka marrë tenderin ka shkelur kontratën duke bërë punime në zonën e mbrojtur. Edhe mëngjesin e sotëm,  banorët kanë tentuar të bllokojnë punimet ndërkohë që policia ka ndërhyrë dhe kjo ka çuar në konflikt midis tyre banorëve. Madje vetë banorët shprehen se policia ka ushtruar dhunë fizike ndaj tyre dhe i ka ofenduar

Policia mbron firmën që shkatërron burimin ujit dhe na godet ne banorëve që e mbrojmë këtë burim .Na kanë fyer goditur na kanë tërhequr zvarrë ne jemi në të drejtën tonë, kjo firma nuk duhet të vazhdoj punimet dhe nuk do ta lejojmë të marrin ujin ky burim është jeta jonë”, u shpreh një banor.

Një tjetër banor shprehet se ata kanë zhvilluar disa procese gjyqësore por asnjë zgjidhje. Madje tregon se bashkia Kuçovë  është shprehur se nuk do lejoj që “Salillari” të kryej punime në zonën e mbrojtur. Por, edhe kjo e fundit nuk i është përmbajtur ligjit.

Një tjetër shkelje është që firma nuk ka rinovuar lejen. Ne jemi në proces gjyqësor përse firma vijon punimet .Ne kërkojmë që të pezullohen punimet dhe kjo firmë të rehabilitoj gjithçka ka shkatërruar në zonën e mbrojtur pra burimin ujit Sinec. E gjithë zona jonë të gjitha fshatrat e Lumasit kanë ujë, kjo firmë pretendon për ujësjellës por ky ujë me sa duket do përdoret nga firma  për biznes në përfitim të Salillarit. Ky investim nuk është për familjet e banorëve te Lumasit” janë shprehur banorët e Lumasit.

Lufta për burimin e Sinecit ka tre vjet që ka nisur, që kur firma fitoi tenderin dhe nisi punimet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit