Vazhdojnë tensionet Kinë-SHBA, mbyllet konsullata amerikane

Vazhdojnë tensionet Kinë-SHBA, mbyllet konsullata amerikane

Rriten tensionet mes SHBA-ve dhe Kinës.

Superfuqia aziatike ka udhëruar mbylljen e konsullatës amerikane në qytetin jug-perëndimor të Chengdu.

Kina u shpreh se kjo masë ishte një “përgjigjje e nevojshme” për SHBA-në, e cila në fillim të kësaj jave udhëroi Kinën që të mbyllë konsullatën e saj Hjuston.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se vendimi i SHBA-së u mor sepse Kina po “vidhte” pronën intelektuale.

SHBA dhe Kina i kanë rritur tensionet për shumë çështje kryesore, përfshirë tregtinë dhe të drejtat e njeriut.

Mbyllja e konsullatës amerikane ishte një “përgjigje e ligjshme dhe e nevojshme ndaj veprimeve të paarsyeshme të bëra nga Shtetet e Bashkuara”, tha ministri i jashtëm i Kinës në një deklaratë.

“Situata aktuale midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara është diçka që Kina nuk dëshiron ta shohë, dhe SHBA mbajnë të gjithë përgjegjësinë për këtë”, tha ai.

Konsullata amerikane në Chengdu, e cila është themeluar në vitin 1985 dhe aktualisht ka më shumë se 200 anëtarë të stafit, ka një rëndësi strategjike për shkak të afërsisë së saj me Tibetin.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit