Vazhdojnë vjedhjet... 'Vodafone-Albania' akuzohet nga qytetarët për skema mashtrimi

Vazhdojnë vjedhjet… ‘Vodafone-Albania’ akuzohet nga qytetarët për…

Kompania “Vodafone-Albania” vijon të akuzohet në shumë media nga klientët e saj të ndryshëm për abuzime me shërbimet telefonike në paketat e ndyshme.

Ditët e fundit, një mori denoncimesh me foto dhe me mesazhe kanë mbërritur edhe në redaksinë tonë, ku janë me dhjetëra klientët e “Vodafone” që nuk dihet se përse po vidhen kaq në masë.

Dyshimi që ngrihet me të drejtë në një situatë të tillë është se mos ndaj “Vodafone-Albania”, institucionet shtetërore këta bërë ndonjë “amnisti”, pasi deri tani asnjë lloj mase nuk është marrë ndaj këtij subjekti privat.

Denoncimi i fundit vjen nga disa qytetarë, të cilët janë vjedhur me muaj të tërë nga Vodafone, pa kuptuar asgjë.

Por dhe ajo ç’ka të trishton, është se “viktimat” e saj kanë qenë kryesisht klientë të vjetër, të cilëve abuzimet u klanë kushtuar jo pakë.

“Vodafone-Albania” akuzohet nga qytetarët për mashtrim

Lexues të “Gazetaatdheu.com” shkruajnë, se janë të alarmuar nga mënyra se si kompania me të cilën ata kanë një lidhje disa vjeçare, ka ndryshuar politikat e saj duke vjedhur çdo qindarkë të klientëve të pavëmendshëm.

Denoncimi vjen nga disa qytetarë, të cilët janë vjedhur me muaj të tërë nga Vodafone, pa kuptuar asgjë dhe ajo ç’ka të trishton, është se viktimat e saj kanë qenë kryesisht klientë të vjetër.

Duke menduar se po akumulonin për të përfituar me paratë e kursyera një ofertë dinjitoze, ata e kanë parë veten të vjedhur.

Ja një denoncim nga një qytetare:

Përshëndetjeje. Jam e trishtuar nga një situate që me dha një ndjesi te keqe, jashtë kufijve të imagjinatës se çfarë po ndodh me klientët e kompanive celulare ne Shqipëri.

Unë jam një zonje e cila dua te denoncoj një rast abuzimi nga kompania Vodafone, ne te cilën jam klientë bashke me nenën time te moshuar.

Prej shumë muajsh, unë për te qëndruar në kontakt me nënën time ne celular me duhet ti mbush telefonin e saj me të paktën 100 leke ne muaj, që kompania celulare mos ti mbyll numrin dhe unë mos kem me mundësi ta marr.

Se fundi, kompania përveç shpikjes se rimbushjes për te pasur një numër kontakti hapur për një muaj me te paktën 100 leke, vendosi qe jo vetëm tja marre leket klientëve te saj, por edhe tua djegi si kredit (virtualisht), se pagesa është marre një herë”.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit