Vazhdon dhuna/ Një person i gjakosur me plagë në kokë mes protestuesve

Vazhdon dhuna/ Një person i gjakosur me…

Situata vazhdon të jetë e tensionuar, pas shembjes së ”Teatrit Kombëtar”. Dhuna vazhdon nga policia ndaj protestuesve. Një person i gjakosur mes protestuesve në mbrojtje të Teatrit.

Një burrë në moshë ka marrë një plagë në kokë me sa duket gjatë përleshjes me policinë dhe ka pësuar një çarje në kokë.

Në pamje duket burri që me sa duket ka shkuar me biçikletë, shihet teksa i jepet ndihmë nga qytetarët e tjerë që i hedhin ujë por nuk pranon të shkojë në ambulancë për të marrë mjekim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit