Vazhdon me shifra të larta koronavirusi në Kosovë, 213 raste të reja dhe 6 humbje jete

Vazhdon me shifra të larta koronavirusi në…

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka bërë ditën e sotme publike shifrat rreth koronavirusit, për 24 orët e fundit.

Nga 494 testime të kryera, në Kosovë janë konfirmuar plot 213 raste të reja pozitive.

Për fat të keq, 6 persona nuk e fituan dot luftën në 24 orët e fundit, dhe humbën jetën prej COVID-19.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit, janë shëruar edhe 109 pacientë të tjerë, shifër kjo që shkon në 6680 në total që nga fillimi i pandemisë.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit