Vazhdon përzënia e turistëve nga Vlora: 10 mln lekë gjobë lokalit që guxoi e mbajti muzikën hapur

Vazhdon përzënia e turistëve nga Vlora: 10…

Pavarësisht thirrjeve dhe lutjeve nga biznesi turistik në Vlorë, kryesisht lokalet përgjatë bregdetit për të hequr orën policore, qeveria  jo vetëm që nuk ka dëgjuar nga ai vesh, por e ka ashpërsuar goditjen ndaj tyre.

Viktima e fundit e Policisë qe pronari i një lokali në Ujin e Ftohtë që guxoi e mbajti muzikën hapur për pushuesit vendas dhe turistët edhe pas orës 22:00, mirëpo jo vetëm që u procedua, por mori dhe një gjobë prej 1 milionë lekësh ose 10 milionë lekësh siç flitet “me të vjetrat”. Kuptohet, pas fikjes së muzikës me detyrim në orën 10 të darkës, në 12:00 klientët duhet të dalin jashtë sepse lokali mbyllet.

Policia e Vlorës njoftoi sot se po i vazhdon kontrollet për monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anti-Covid të vendosura nga organet kompetente. 

Policia tha se” konstatoi një prishje të qetësisë publike dhe procedoi penalisht J. Sh, banor i Vlorës, administrator i një subjekti, pasi u kap duke vazhduar aktivitetin me muzikë tek Uji i Ftohtë Vlorë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje. Ndaj tij u vendos masa administrative 1.000.000 lekë.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë përsëriti edhe të shtunën apelin për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve që të respektojnë masat anti-Covid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit