Vazhdon propaganda/ Veliaj shtron në ditën e heshtjes zgjedhore rrugën tek Pazari i Ri

Vazhdon propaganda/ Veliaj shtron në ditën e…

Shumë bashki kanë thyer ligjin për heshtjen zgjedhore. Pas Bashkisë së Selencisë, puna për propagandë vazhdon edhe nga kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj. Ky i fundit ka urdhëruar që këtë pasdite të hidhet shpejt e shpejtë një shtresë asfalti në rrugën “Vllazën Huta” tek Pazari i Ri.

Sikur duket nga foto, sot është bërë gërryerja e asfaltit të vjetër dhe këtë pasdite i është hedhur shtresa e parë e asfaltit.

Mbase kjo rrugë nuk përfundon dot sot e nesër, por me këtë punë Veliaj po iu kërkon votën qytetarëve në shkelje të ligjit. Prokuroria duhet të reagojë dhe të marrë masa, sepse kjo është shkelje e hapur e ligjit për zgjedhjet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit