Vazhdon show/ Rama kundër Ruçit: Fjalën e lirë kolegu im sa të jetë ky burri këtu ta harroj

Vazhdon show/ Rama kundër Ruçit: Fjalën e…

Deputeti Kostaq Papa i kërkoi kreut të Kuvendit Gramoz Ruçit respektimin e lirisë së fjalës teksa argumentoi se opozita parlamentare përbëhet nga xhentellmenë dhe intelektualë që kanë çfarë flasin.

Ky i fundit i ka bërë thirrje kreut të Kuvendit të lejonte opozitën të shprehej dhe të kishte kohën e duhur për lirinë e fjalës, ndërsa theksoi se në radhët e opozitës ka xhentellmen dhe intelektualë që kanë ç’të thonë për hallet e popullit.

Ndërkohë, Ruçi ka ftuar në foltore kryeministrin ku e lajmëroi se kishte vetëm 20 minuta kohë për të folur ndërsa, Rama e përdori këtë për t’i dhënë një mesazh deputetit Papa që ai e quan ‘koleg deputet’.

“Dua të ndaj dhimbjen me deputetin që kërkoi lirinë, zyra e kryetarit më lajmëroi para se të vija këtu se kisha 20 minuta kohë për të fol;ur në këtë interpelancë që keni kërkuar dhe replikë 3 minuta, ndërkohë që ta harrojë fjalën e lirë kolegu im para sa të jetë ky burri këtu”, tha Rama.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit