Vazhdon skandali: Pas Mira Kazhanit dhe Zaimina e punësuar në Ujësjellës

Vazhdon skandali: Pas Mira Kazhanit dhe Zaimina…

Pas gazetares Mira Kazhani, një tjetër personazh i njohur shfaqet si eksperte e ujësjellësve duke marrë pagë në kurriz të taksapaguesve.

Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari është emëruar specialiste në drejtorinë e Ujësjellës Kanalizime në Durrës, në degën e Shijakut.

Vendimi mban firmën e drejtorit të Ujësjellësit Spartak Kovaçi.

Zaimina Vasjari përveçse këngëtare, mban edhe titullin e “Miss Shqiperia 2002”, ndërsa është diplomuar në degën e Arkitekturës.

Por prej datës 10 qershor ajo ka marrë përsipër që të zgjidhë edhe hallet e komunitetit të Shijakut për ujin e pijshëm.

Image
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit