Vazhdon trendi i uljes, 76 raste të reja me koronavirus në Zvicër

Vazhdon trendi i uljes, 76 raste të…

Vazhdon trendi i uljes së shifrave me koronavirus në Zvicër, ku sot janë regjistruar 76 raste të reja.
Zyra Federale e Shëndetit Publik raportoi një ditë më parë 88 raste të reja, ndërsa të shtunën, 112.

Numri i regjistruar sot, 76, është edhe më i ulët dhe e gjithë kjo tregon një trend të qartë drejt zvogëlimit të numrit të infektimeve të reja.

Numri i vdekjeve si pasojë e sëmundjes së mushkërive Covid-19 në të gjitha kantonet, ishte 1766, sipas agjencisë së lajmeve Keystone-SDA. Kjo agjenci analizon të dhënat zyrtare të disponueshme në faqet e internetit të kantoneve dhe i riaktualizon (përditëson) ato dy herë në ditë, në mesditë dhe në mbrëmje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit