Vazhdon trendi zbritës/ Italia konfirmon 269 viktima në 24 orë

Vazhdon trendi zbritës/ Italia konfirmon 269 viktima…

Vijon trendi zbritës sa i përket vdekjeve dhe infektimeve me Covid-19 në Itali. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 269 vdekje të reja, 16 më pak se një ditë më parë. Ndërsa ulje kanë pësuar edhe infektimet e reja. Gjatë 24 orëve 22349 kanë dalë pozitiv me Covid-19, ndërsa një ditë më parë u shënuan 4693 raste të reja.

Sa i përket të shëruarve, pacientë me simptoma të rikuperuar janë 17569. Ndërsa në terapi intensive ndodhen 1578, 116 më pak se një ditë më parë.

Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 28236 persona, ndërsa i të infektuarve në 234,428.

Buletini i të dhënave për të gjitha rajonet:

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit