Vdekja e 12-vjeçares në Gjirokastër | Nuk kishin drita, shtëpia mori flakë nga një qiri

Vdekja e 12-vjeçares në Gjirokastër | Nuk…

Në fshatin Dropull të Gjirokastër u regjistrua një tragjedi ku si pasojë e flakëve që përfshin një banesë, humbi jetën një e mitur, 12 vjeçare. Krisanthi N. mësohet se është e mitura që gjeti vdekjen tragjike, ndërsa mësohet se ajo që shkrumboi shtëpinë ishte një qiri dhe jo ngrohësja siç ishte raportuar më parë. Mësohet se ky fshat, prej orës 17:00 të ditës së djeshme kishte mungesë të energjisë elektrike dhe si pasojë e kësaj, banorët janë detyruar të ndezin qiri. E mitura pas rënies së zjarrit është munduar të shpëtojë duke u futur në tualetin e shtëpisë, ndërsa babai i të miturës mbeti i plagosur, teksa gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë ende me dije.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit