Vdekja e 13-vjeçarit nga plagosja me armë, policia: Ka vrarë veten

Vdekja e 13-vjeçarit nga plagosja me armë,…

Policia ka dalë me njoftim zyrtar për ngjarjen e ndodhur në një stan në malin Skënderbeg në Burrel, ku një 13 vjeçar vdiq si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit. Ndryshe sa u tha fillimisht se i mituri mund të ishte qëlluar aksidentalisht nga bashkëmoshatarë të tij, policia thotë se ai ka vrarë veten.

Njoftimi i policisë:

Më datë 30.07.2021, në orët e para të mëngjesit, kemi marrë njoftim së në një stan në malin Skënderbeg” , territor i Bashkisë Burrel, dyshohet të jetë vetëvrarë aksidentalisht  me armë zjarri një i mitur 13- vjeçar.

Mënjëherë shërbimet e Policisë Kurbin dhe grupi hetimor janë nisur në vendngjarje dhe kanë kryer veprimet e para hetimore.

Është njoftuar Komisariati i Policisë Mat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit