Vdekja e 21-vjeçares keniane, nëna thirrje institucioneve: Vrasësit janë aty, arrestojini

Vdekja e 21-vjeçares keniane, nëna thirrje institucioneve:…

Mister vdekja e 21-vjeçares keniane Joyt.

2 muaj nga vdekja, vrasja e 21-vjeçares keniane Joyt, por rrethanat vijojn të mbeten ende te pazgjidhura. E reja keniane ndërroi jetë në Kenia për shkak të dhunimit barbar në Tiranë, në banesën ku jetonte me qira.

Nëna e 21-vjeçares, Ruth Abongo i ka bërë apel qeverisë si edhe institucioneve që të zbardhin të vërtetën.

“Autoritetet shqiptare mund ta gjejnë se kush e ka bërë këtë krim dhe e di që po punojnë për këtë. Shpresoj që ata të sjellin drejtësi për Joy dhe të zbulojnë se kush ia bëri këtë. Sepse vetëm atëherë Joy do të gjejë paqe dhe unë do të kem paqe në zemrën time. I bëj apel qeverisë shqiptarë’ ju lutem vrasësit e Joyt janë në atë vend, nëse një arrestim bëhet, e vërteta e asaj që ndodhi atë natë do të dalë. I lutem autoriteteve që të vazhdojnë me kërkimet sepse e vërteta do të dalë. Unë nuk kam pushuar së qari, çdo ditë qaj”, ka u shpreh ajo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit