Vdekja e 22-vjeçares keniane/ Lihet i lirë shoferi dhe 5 të shoqëruarit e tjerë

Vdekja e 22-vjeçares keniane/ Lihet i lirë…

Kanë kaluar shumë muaj nga ngjarja e rëndë ku mbeti e vdekur e reja keniane, Joy Aoko. Por, pavarësisht deklaratave dhe kërkesave nga nëna e saj, policia ka lënë sot të lirë gjashtë të shoqëruarit që kanë dëshmuar në lidhje me vdekjen e kenianes Joy Aoko. Mësohet se pas dëshmisë u lanë të lirë shoferi i kazinosë Rodin Barçi si edhe disa shokë të tij. Barçi e transportoi 22-vjeçaren në rezidencë pak orë para se të gjendej në gjendje të rëndë.

Barçi ka qenë edhe më herët i shoqëruar në polici pasi është dëshmuar se ai ka patur lidhje intime me viktimën. Shoferi pranoi që i ka kërkuar lidhje 22-vjeçares por ka mohuar të ketë gisht në këtë ngjarje.

Kujtojmë se, 22-vjeçarja u dhunua brutalisht dhe u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte në rrugën “Pandeli Evangjeli” në Tiranë në vitin e shkuar.

Ajo punonte në një kazino në Tiranë dhe pas ngjarjes policia shoqëroi 6 persona. E reja u kthye në Kenia për kurim sëbashku me nënë e saj, pro për fat të keq nuk ia doli dhe ndërroi jetë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit