Vdekja e 22-vjeçares nga COVID, babai rrënqeth me fjalët: Peng e kam që s’e shtrova në spital privat

Vdekja e 22-vjeçares nga COVID, babai rrënqeth…

Babai i të ndjerës Euxhena Jorgji që ndërroi jetë tre ditë më parë nga COVID-19 është shprehur si i ka mbetur peng që e shtroi në spitalin Infektiv dhe jo në privat.

Në një intervistë për ‘Shqipëria live’, Anesti Jorgji tregoi se fatkeqësisht vajza e tij ka pasur sëmundje shoqëruese. Ai është shprehur se ka dyshime për mënyrën sesi iu infektua vajza, nëse e ka infektuar infermierja pa doreza apo e ka marrë virusin në tualetin e spitalit.

Ka patur sëmundje bashkëshoqëruese fatkeqësisht. Fillimet e para kanë qenë kur ajo ka qenë 14 vjeçe, por falë këmbënguljes së saj, Euxhena arriti që t’i mposhte këto.  Ishte një Euxhena e rregullt, e ne menduam se ajo kishte të gjitha mundësitë. Por ja që kjo sëmundje u shfaq sërish në janar, para se të infektoj më Covid. Ka bërë dy tampone që i dolën negativ, PCR ka dalë pozitive herën e dytë. Kam një peng se përse nuk e kurova vajzën në një spital privat për sëmundjen që kishte, e mori Covid , i preu ëndrrat në mes. Nuk dua t’i ndodh askujt kjo që më ndodhi mua. Dua t’i bëj thirrje të gjithëve të kenë kujdes. Unë kam dyshimet e mia, mos vajza ime ishte me Covid që në fillim. Mos vallë ia dha infermierja pa doreza? Mos vallë e mori në banjat e spitalit që e përdorte një pavion i tërë?”, u shpreh ai me lot në sy.

Euxhena Jorgji me origjinë nga  Kolonja ndërroi jetë të shtunën nga COVID-19 në spitalin Infektiv ku ishte e intubuar. 22-vjeçarja studionte në Tiranë për financë. E reja kishte sëmundje bashkëshoqëruese, pasi vuante nga një sëmundje në kocka.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit