Vdekja e 23-vjeçarit në Durrës, policia arreston shokun e tij

Vdekja e 23-vjeçarit në Durrës, policia arreston…

Policia e Durrësit ka vënë në pranga Ermal Kadriun, 23 vjeç, pas aksidentit që ndodhi ditën e djeshme në Durrës, ku për pasojë humbi jetën shoku i tij Gerald Hysa.

Kadriu humbi kontrollin dhe u përplas me një plep, ndërkohë që ngjarja rezultoi fatale për shokun e tij.

“E. K., 23 vjeç, banues në Arapaj, Durrës, pasi në aksin rrugor Arapaj-Plepa, duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një pemë. Si pasojë ka gjetur vdekjen pasagjeri, shtetasi G. H. Gjatë verifikimi të dokumentacionit, drejtuesi ka paraqitur një leje drejtimi e dyshuar e falsifikuar. Gjithashtu, gjatë kontrollit në mjet është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia e Durrësit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit