Vdekja e 27-vjeçares në Kamëz, nëna: Nuk e kam pasur vajzën që shkonte nëpër hotele

Vdekja e 27-vjeçares në Kamëz, nëna: Nuk…

Një foto intime në rrjtete sociale u bë shkak i vetëvrasjes së 27-vjeçares Sibela Abedini. Kjo e fundit dy ditë më parë u hodh nga tarraca e katit të katërt të pallatit ku banonte me qira në Kamëz. Për ngjarjen u arrestua Altin Çoku pasi dyshohet se ai ka qenë personi i cili e ka shpërndarë foton në rrjetin social TikTok. Ndërkohë e ëma e 27-vjeçares e cila vrau veten duke u hedhur nga lartësia ka reaguar për herë të parë. Ndër të tjera ajo u shpreh se kërkon të zbardhet e vërteta për ngjarjen pasi vajza e saj nuk e bënte kurrë një gjë të tillë pasi 27-vjeçarja nuk shkonte nëpër hotele.

“Kërkoj të dalë e vërteta. Kurrë nuk e bënte një gjë të tillë. Ajo nuk ka qenë në hotel, ka qenë duke punuar. Ajo nuk dilte, ishte tip i mbyllur. Dilte me motrën ose djalin. Nuk dilte kurrë veten. Nuk e kam pasur vajzën që shkonte nëpër hotele. Si çdo çift ato kishin probleme, i thash eja qetësohu se keni një fëmijë të vogël. Shkova e mora në Kosovë. Ka qenë xheloze për burrin. I thash ai ka fëmijë me ty. Edhe djali më tha ta marrim motrën të qetësohet. Më parë kanë pasur konflikte, vajza bëri denoncim, por vajza e Sibelës kërkonte të atin dhe vajza e fali për hir të fëmijës. Edhe bashkëshorti i kërkoi falje”, tha e ëma.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit