Vdekja e 29-vjeçarit shqiptar në burgun e Francës, familjarët kërkojnë drejtësi

Vdekja e 29-vjeçarit shqiptar në burgun e…

Refik Mata është i riu shqiptar i cili ndërroi jetë 17 Dhjetorin e shkuar në burgun Tarascon në Francë. I ndjeri u gjet i pajetë në burg, teksa autoritetet në Francë e lidhën ngjarjen me vetëvrasjen. Ndërkohë familjarët e shqiptarit të ndjerë kërkojnë drejtësi dhe të zbardhet e vërteta. Të afërmit e Matës, të cilët banojnë në Imperia të Italisë, nuk besojnë që Refiku të ketë vrarë veten në qeli, ndërsa kërkojnë vetëm të zbulojnë arsyen se përse Mata ka ndërruar jetë.

Ndërkohë prindërit e Refik Matës, tregojnë një rast në 7 Tetor kur Refiku është shfaqur i dhunuar në një seancë ku do të flitej për përjashtimin e tij drejt Shqipërisë dhe të mos kthehej më në Francë. Sipas familjarëve, ai ka pasur shenja të dukshme të dhunës në fytyrë dhe në pjesët e tjera të trupit, ndaj dhe nuk besojnë që i riu ka vrarë veten. Avokatja Julie Boano ka deklaruar se Refiku përpara burgut në Tarascon është burgosur edhe në Nice dhe nuk ka pasur asnjë situatë problematike në qeli.

Avokatja Julie Boano

Refiku kishte nisur të punonte në burg dhe dy ditë më vonë vëllai i tij kishte vendosur që ta vizitonte. Ai ishte mirë. Ka pasur disa raporte nga drejtuesit e burgut se Refiku fajësohej për disa incidente brenda institucionit të dënimit. Këto raporte na surprizuan sepse Refiku përpara burgut në Tarascon është burgosur edhe në Nice dhe nuk ka pasur asnjë situatë të veçantë

Së fundmi vëllai i viktimës Bekim Mata, në një intervistë për mediat hedh poshtë mundësinë që 29-vjeçari është vetëvrarë, ndërsa shton se autoritet e burgut në Francë nuk i kanë dhënë asnjë dokument me shkrim lidhur me vdekjen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit