Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu, klinika e vajzës së Roland Xhaxho s'kishte licencë

Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu, klinika e…

Brian Spahiu është 3-vjeçari i cili ndërroi jetë në mënyrë tragjike pas ndërhyrjes në klinikën private Splendent, brenda ambienteve të spitalit privat të Zemrës në Tiranë.  Vogëlushi gjeti vdekjen në reanimacionin e pediatrisë në QSUT më 1 tetor.

Për ngjarjen babë e bijë, Roland dhe Ina Xhaxho janë në hetim në gjendje të lirë nga akuza e Tiranës për veprën penale “Neglizhenca ne trajtim mjekësor”, që konsiderohet kundërvajtje penale dhe si e tillë në fazën fillestare nuk pranon masë sigurisë “arrest në burg”.

Ndërkohë, prindërit e 3-vjeçarit pas një ndërhyrjeje dentare, kanë kërkuar përjashtimin Alma Felaj si prokurore që po heton  veprimet e mjekut Roland Xhaxho. Ata thonë se klinika në fjalë nuk ishte i pajisur me licencë për ushtrimin e aktivitetit në shërbime mjekësore dhe stomatologjike në kohën kur ka kryer ndërhyrjen.

Ina Xhaxhos i është refuzuar marrja e licencës 6 herë dhe e ka marrë licencën vetëm 1 muaj pas ngjarjes tragjike, ku 3-vjeçari Brian Spahiu ndërroi jetë pas ndërhyrjes në klinikën dentare.

3-vjeçari kreu ndërhyrje në klinikën dentare në fund të muajit shtator 2023 dhe ndërroi jetë më 1 tetor, ndërsa në dokumentet vërtetohet se Ina Xhaxho e ka marrë licencën me 31 tetor 2023, një muaj më pas.

Prindërit e Brian janë takuar me drejtues të Prokurorisë së Tiranës, ku kanë paraqitur dokumente që faktojnë se Fela nuk ka kryer hetimet e plota si prokurore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit