Vdekja e 3-vjeçarit në kopsht, 30 ditë burg për edukatoren e të ndjerit Noah

Vdekja e 3-vjeçarit në kopsht, 30 ditë…

Redina Binjaku edukatore në kopshtin privat “Flatrat e Dijes” në Fier ka dalë sot para Gjykatës së Shkallës së Parë, teksa 27-vjeçarja është arrestuar pas vdekjes së fëmijës 3-vjeçar, Noah Kodheli, në kopshtin privat ku ajo punonte.

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg me afat 30 ditë për edukatoren, në mënyrë që gjatë kësaj kohe të bëhen verifikimet e duhura për rastin. Gjykata e Fierit vlerësoi të ligjshëm arrestimin e edukatores, për veprën penale të shkeljes së rregullave në punë.

Edukatorja 27-vjeçare nuk ishte e pranishme në seancën e sotme gjyqësore, por kishte dërguar avokatin e saj për ta përfaqësuar. I mituri ka humbur jetën aksidentalisht në një kohë kur do duhet të ishte në mbikëqyrjen e edukatores, lidhur me këtë ngjarja Binjaku u arrestua nga policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit