Vdekja e 4 turistëve rusë, ambasada paralajmëron një ekspertizë të re mjeko-ligjore

Vdekja e 4 turistëve rusë, ambasada paralajmëron…

Pas ngjarjes tragjike në Qerret, ku mbetën të vdekur 4 turistë të huaj rusë, ka ardhur reagimi i Ambasadës së Rusisë. Ambasada paralajmëron se trupat do ti nënshtrohen një ekspertize mjekoligjore në momentin që do të mbërrijnë në shtetin rus, në bazë të procedurave ligjore.

Postimi i ambasadës: 

Në mëngjesin e hershëm të 22 tetorit trupat e pajetë të shtetasve rusë, të cilët humbën jetën në 15 tetor në territorin e Republikës së Shqipërisë, u nisën në Rusi me një fluturim të rregullt.

Sipas legjislacionit rus, mund të kryhet një ekspertizë mjeko-ligjore shtesë për të zbuluar shkaqet e vdekjes së tyre.

Shpresojmë në marrjen sa më të shpejtë të përfundimeve zyrtare nga pala shqiptare, si edhe në bashkëpunimin e mëtejshëm të ngushtë të organeve ligjzbatuese ruse dhe shqiptare për sqarimin e rrethanave të tragjedisë.

Kujtojmë se viktimat Nataliia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe, u gjetën të pajetë pak para mesnatës së të premtes së kaluar në një hotel në zonën e Qerretit.

Ata kishin ardhur si turistë në Shqipëri, ndërkohë që vdekja e tyre në pishinën e hotelit vijon të jetë e rrethuar me mister. Autopsia e tyre nuk ka gjetur elementë që të zbardhin ngjarjen, ndërsa fillimisht u tha se shkak ishte asfiksia.

Por me kalimin e ditëve ngjarjet kanë marrë një tjetër rrjedhë, dhe prokuroria e Kavajës ka nisur hetimet për vrasje në rrethana cilësuese.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit