Vdekja e minatorit në fabrikën e kromit në Bulqizë| Prangoset drejtori dhe 2 punonjës

Vdekja e minatorit në fabrikën e kromit…

Gjatë ditës së djeshme në Bulqizë u regjistrua një ngjarje tragjike. Në fabrikën e kromit të këtij qyteti, humbi jetën një minator 65-vjeçar i identifikuar si Mustafa Kamishi. Pas kësaj tragjedie, policia ka zbardhur ngjarjen. Mësohet se i ndjeri ka qenë duke punuar në zonën e grumbullimit të ujërave kulluese të fabrikës së bashku me dy punëtorë të hipur sipër një varke të improvizuar dhe gjatë lëvizjes me të, kanë humbur ekuilibrin duke rënë në ujë dhe për pasojë ka vdekur. Ndërkohë policia ka arrestuar drejtuesin e aktivitetit në fabrikën e Bulqizës Islam Nika 53 vjeç dhe 2 punëtorë, Rruzhdi Koçi 52 vjeç dhe Avni Alliu 38 vjeç, të cilët akuzohen se kanë thyer rregullat e mbrojtjes në punë dhe janë munduar të fshehin rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:
Bulqizë

Zbardhet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në fabrikën e pasurimit të kromit ku humbi jetën një 65-vjeçar.

Arrestohet në flagrancë nga policia Drejtuesi i aktivitetet të Fabrikës së Pasurimit të Kromit dhe 2 shtetas tjerë (punëtor) për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” “Moskallzim Krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” .

Me datë 09.12.2021, rreth orës 13.30., është marrë informacion se tek fabrika e pasurimit të kromit Bulqizë, në rrethana të pa qarta kishte humbur jetën shtetasi M. K , 65 vjeç, banues në Bulqizë.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë dhe nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi M. K., (punëtor në subjektin Fabrika e Pasurimit të Kromit Bulqizë), ka qenë duke punuar në zonën e grumbullimit të ujrave kulluese të fabrikës, së bashku me shtetasit Rr. K., dhe A . A., të hypur sipër një varke të improvizuar dhe gjatë lëvizjes me të, kanë humbur ekuilibrin duke rënë në ujë, ku si pasojë shtetasi M. K., ka humbur jetën, dhe pas ngjarjes trupin e viktimës e kanë dërguar në banesë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

I . N., 53 vjeç, banues në Tiranë me detyrë Drejtuesi i aktivitetet të fabrikës së pasurimit të kromit, Bulqizë, i dyshuar se ka kryer veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Moskallzim Krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” e kryer ne bashkëpunim.

Rr. K., 52 vjeç, A . A., 38 vjeç, (punëtorë në këtë fabrikë) të dyshuar se kanë kryer veprat penale “Moskallzim Krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” .

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjyaktës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit