Vdekja e Brianit/ Prokuroria cakton ekspertë të huaj, Mjekësia Ligjore kundërshton

Vdekja e Brianit/ Prokuroria cakton ekspertë të…

3 vjeçari Brian Spahiu ndërroi jetë vitin e kaluar për shak të helmimit në mëlçi pas trajtimit mjekësor të mjekut Roland Xhaxho dhe të bijës së tij dentiste Ina Xhaxho e cila zotëron një klinikë dentare ku u trajtua i ndjeri. Ndaj tyre është hapur hetimi për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”. Prokuroria ka kërkuar sekuestrimin e kamerave të sigurisë të klinikës ku u trajtua Brian Spahiu. Nga ana tjetër në media ka qarkulluar dhe kallëzimi penal i prindërve të Brian Spahiut në Prokurorinë e Tiranës. I ati i vogëlushit Bledar Spahiu përgënjeshtroi mjekun Roland Xhaxho i cili deklaroi se fëmija vuante nga probleme në zemër.

I ati i të ndjerit 3 vjeçar publikoi mesazhet në WhatsApp ku i kërkonte Xhaxhos të përgjigjej urgjentisht pasi gjendja shëndetësore e të birit ishte përkeqësuar. Familja e 3 vjeçarit akuzon mjekun dhe të bijën dentiste për neglizhim mjekimi ndaj fëmijës së tyre duke i dhënë sasi të tepërt narkoze për pastrimin e 14 dhëmbëve ku sipas mjekëve të Reanimacionit të Pediatrisë në Spitalin “Nënë Tereza” shkaktoi helmimin e mëlçisë së fëmijës me pasojë vdekjen e tij.

Në lidhje me këtë ngjarje Instituti i Mjekësisë Ligjore ka bërë një sqarim për opioninin publik për shkak të pretendimeve të Prokurorisë së Tiranës se mjekët specialistë të Mjekësisë Ligjore janë në konflikt interesi me personat në hetim.

Prokuroria është në pritje të kryerjes se procedurave ligjore për t’u dërguar me letërporosi autoriteteve juridike të huaja vendimin për caktimin e ekspertëve të huaj.

Duke marrë shkas nga publikimi në disa media, lidhur me aktin e ekspertimit të vdekjes së fëmijës, Brian Spahiu se sipas Prokurorisë së Tiranës: “Akti i parë i ekspertizës ishte i paplotë dhe konkluzioni i pasaktë, ndërkohë që mungojnë ekspertët e fushës për të dhënë përgjigje për të gjitha pyetjet”, Instituti i Mjekësisë Ligjore ju informon si më poshtë:

Mjekët ligjorë pas autopsisë kanë kryer procedurat standarde për përcaktimin e shkakut dhe mekanizmit të vdekjes së fëmijës, i cili është trajtuar për mjekimin e dhëmbëve në klinikën private të mjekut Roland Xhaxho.

Duke qenë se rasti i vdekjes së fëmijës ishte specifik, në përcaktimin e shkakut dhe mekanizmit të vdekjes krahas dy mjekëve që kryen autopsinë, morën pjesë edhe dy mjekë të tjerë të IML-së, të cilët janë specialistë të anatomisë patologjike. Në përfundim të shqyrtimit të të dhënave të përftuara, mjekët ligjorë kanë përpiluar shkakun dhe mekanizmin shkencor të vdekjes.” – thuhet në deklaratën e Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit