Vdekja e Fridman Xhaferraj, detajet zyrtare: Ishte nisur për të punuar në Greqi

Vdekja e Fridman Xhaferraj, detajet zyrtare: Ishte…

Detaje të reja zyrtare janë bërë me dije nga prokuroria e Korçës përsa i përket vdekjes së 25 vjeçari Fridman Xhaferraj. Sipas komunikimit zyrtar të prokurorisë, Xhaferraj është vrarë në Korçë dhe më pas është hedhur në rezervuarin e Gjancit, ku është gjetur me duar të lidhura dhe pa shenja jete.

Mësohet se Fridman Xhaferraj është larguar nga shtëpia në datën 22 maj, një ditë pas ndryshimit të masës së arrestit, nga arrest me burg në arrest shtëpie. Në datën 23 maj, policia ka shkaur për të kontrolluar shtëpinë e 25 vjeçarit, por nuk e ka gjetur aty.

Ndërsa dëshmia e të vëllait ka qenë se 25 vjeçari kishte ikur nga shtëpia për të shkuar të punonte në Greqi me persona të tjerë.

Burime nga prokuroria bëjnë me dije, se shkaku për vrasjen e tij ka qenë larja e hesapeve të konflikteve që viktima ka pasur me persona të tjerë të mëparshëm.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit