Vdekja e Joyt, shoqja: Shoferi i kazinosë e shantazhonte prej kohësh

Vdekja e Joyt, shoqja: Shoferi i kazinosë…

Ditën e djeshme Policia e Shteti e ka liruar shoferin e kazinosë ku punonte Joy Ayoko, vajza nga Kenia që u dhunua në Shqipëri. Por, detaje të reja mund ta rikthejnë atë në burg. Ka qenë shoqja e Joyt ajo që ka trazuar edhe më shumë hetimet. Policia ka rimarrë në pyetje shoqen Emili Mutua, fill pas shoqërimit në Polici të Rodi Barçit, shoferi i kazinosë ku punonte e reja. Në dëshminë e saj, Emili i ka qëndruar të njëjtit version që ka deklaruar më herët se, Barçi ishte duke e shantazhuar 22-vjeçaren nga Kenia. Sipas Emilit, Joy i ka treguar për presionin e tij për të vazhduar lidhjen. Sipas saj, në këtë çështje janë të përfshirë edhe persona të tjerë.

Shoferi e shantazhonte. Të përfshirë edhe persona të tjerë. Rodi Barçi e shantazhonte që të vazhdonin të ishin të lidhur” është shprehur e reja e sigurt përpara policisë.

E reja nga Kenia kishte ardhur në Shqipëri për të punuar në një kazino, por në gusht të vitit të kaluar, u gjet buzë godinës ku jetonte prej muajsh. Dyshimet paraprake ishin se ajo kishte rënë nga dritarja, por nga ekzaminimet e mëtejshme u vërtetua se ishte dhunuar e me shumë mundësi përdhunuar e më pas lënë ne derën e rezidencës ku jetonte. Joy u largua nga Shqipëria më 25 janar të këtij viti, drejt vendlindjes për t’u mjekuar në spitalin Kenyatta, në Kenia, aty ku dha frymën e fundit. Ajo ndodhej e shtruar në spital që prej 14 gushtit të vitit 2022. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit