Vdekja e kenianes/ Lirohet shoferi i kazinosë, Policia merr në pyetje shoqen e saj

Vdekja e kenianes/ Lirohet shoferi i kazinosë,…

Shoferi i kazinosë ku punonte vajza keniane që hmbu jetën disa javë më parë, është lënë i lirë nga policia. Nëna e Joy Aoko ngriti dyshime se midis vajzës së saj dhe shoerit, ka pasur konflikte për refuzimin e një lidhje dashurie mes tyre. Rodi Barci, 32 vjeç, ka deklaruar se ka qenë i lidhur me Joy-n, por në momentin kur ka ndodhur ngjarja kanë qenë të ndarë dhe nuk kishin më lidhje me njëri tjetrin.

Prokuroria pas dëshmisë së 32-vjeçarit, kërkoi të merret në pyetje edhe shoqja e viktimës, Emily Mutua. Dyshohet se mikja e kenianes ka dhënë disa detaje të reja për policinë, që mund të hedhin dritë në misterin e çështjes së Joy-t

Prokuroria e Tiranës i ka dërguar letërporosi prokurorisë së Kenias dhe i ka kërkuar që t’i vërë në dispozicion autopsinë që i është bërë 22-vjeçares në morgun e spitalit. Joy u largua nga spitali i Traumës drejt Kenias në gjendje gjysmë koma. Ndonëse ngjaja ndodhi më 14 gusht, institucionet e drejtësisë shqiptare nisën hetimet vetëm pas vdekjes së saj.

Deri më tani, askush nuk është arrestuar në lidhje me rastin, por policia pretendoi se ata janë në ndjekje të autorëve. Dyshohet se 22 vjeçarja është hedhur nga ballkoni i dhomës së pallatit ku qëndronte, dhe denoncimin në polici e bëri nga një prej shoqeve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit