Vdekja e Lear Kurtit/ Gazetarja tregon bisedën mes të ndjerit dhe efektivëve

Vdekja e Lear Kurtit/ Gazetarja tregon bisedën…

Lear Kurti ka humbur jetën mbrëmjen e 19 tetorit pas shoqërimit në komisariatin e policisë. Sipas ekspertizës ligjore paraprake 32-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi ka gëlltitur kokainë. Sipas policisë, të riut i doli shkumë nga goja teksa ndodhej në komisariatin e policisë.

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar bisedën e zhvilluar mes të ndjerit Lear Kurti dhe efektivëve të policisë. Sipas Lalës, ai i ka thënë policisë që ka hedhur një qese hashash në rrugë.

Lear Kurti ka qenë duke ecur në rrugë qetësisht kur efektivët i kanë thirrur nga dritarja e makinës dhe e kanë pyetur nëse është banor i lagjes. Ai është shoqëruar edhe më herët në polici. Njihej për konsumimin e lëndëve narkotike, miqtë dhe familja kanë treguar se ai kishte një fobi kundrejt uniformave të policisë. Kur i kanë kërkuar kartën e identitetit, ai ka vrapuar.

Pas ndjekjes, e kanë kapur tek marketi dhe ai ka filluar të japë shenja dridhjeje. Ata janë afruar dhe kanë dashur ta ngrenë. Ndër të tjera, ai u ka thënë, kam hedhur një dozë hashash, shkoni dhe gjejeni. Këtë u ka thënë,”- tha Lala.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit