Vdekja e Lear Kurtit, shokon shoku i tij: Kërkojnë të më mbyllin gojën, do më gjeni të vdekur

Vdekja e Lear Kurtit, shokon shoku i…

Vdekja e të riut Lear Kurti ka krijuar një pikëpyetje të madhe, pasi deklaratat e të afërmve dhe institucioneve bien ndesh me njëra-tjetrën.

Zyhdi Spahiu, ka treguar se kohët e fundit po përndiqet nga policia kudo ku shkon.

Pas një interviste televizive ai është thirrur në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës, ku ka qëndruar për rreth 3 orë.

36-vjeçari shprehet se policia kërkon t’i mbyllë gojën, por se ai nuk do ja dalin.

 “Këta me doemos duan diçka që të kapen me mua duan të dinë ca bëj, ca ha, ca pi, ku fle, çdo gjë. Mundohen të më mbyllin gojën, por mua nuk do të ma mbyllin gojën. Unë do t’i shkoj deri në fund kësaj”, thotë ai.

Spahiu tregon se i ka shkuar i njëjti person që ka qenë natën kur Leari u shoqërua dhe iu drejtua atij me duke thënë “pse po e lini këtë të flas.

 “Këto kot lodhen, unë gojën nuk do e mbyll. Edhe mbas 10 vjetësh unë këtë version do kem. Ata të tre, ata maskarenj do të marrin dënimin e merituar. Vëllai im ka ikur në tokë, nuk kisha mundësi ta shpëtoja, por të paktën drejtësia të vihet në vend. Nëse duam të bëjmë drejtësi. Nëse s’duam të bëjmë drejtësi, me keqardhje e them që nesër mund të gjendem edhe unë i vdekur”, përfundon 36-vjeçari. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit