Vdekja e minatorit nga neglizhenca, policia arreston teknikët dhe harron ‘fajtorët e vërtetë’

Vdekja e minatorit nga neglizhenca, policia arreston…

Pas 5 ditësh përballje me jetën në fund të tokës në errësire dhe i bllokuar, pa ujë dhe bukë, minatori 61 vjeçar Muharrem Plaku humbi jetën.

Ai humbi jetën si pasojë e rënies së një mase shkëmbore dhe nga pasiguria në punë. A mund të ishte parandaluar vdekja e tij? Ndoshta po, në rast se shteti do të ishte ngritur në këmbë për të vepruar në mënyrë urgjente.

Ajo që ndodhi është që ishin vet shokët e tij minator që po ‘luftonin’ me malin për të ndihmuar minatorin që kishte ngecur, sepse më mirë se ata vet nuk e dinë pushtetarët se çfarë do të thotë të futesh nëntokë.

Pasi minatori humbi jetën, policia ka reaguar.

Përmes një komunikate zyrtare, policia bën me dije se ka arrestuar drejtuesin teknik të minierës, shtetasin Veli Losha, si dhe ka proceduar penalisht në gjendje të lirë teknikun Saba Hasani.

Sipas policisë ata janë vënë nën hetim pasi janë personat që kanë pasur detyrimin ligjor për kontrollin e vazhdueshëm të gjendjes teknike të galerisë, ku dyshohet se si pasojë e neglizhencës së tyre, mesditën e së mërkurës, në një nga nënkatet e një subjekti minerar, si pasojë e një aksidenti është shembur një masiv minerali duke i shkaktuar vdekjen minatorit Plaku.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit