Vdekja e Navalnyt, 43 shtete kërkojnë hetim ndërkombëtar

Vdekja e Navalnyt, 43 shtete kërkojnë hetim…

43 vende të botës kanë kërkuar një hetim ndërkombëtar për vdekjen e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny, teksa ndodhej në paraburgim. Mes vendeve që e kanë kërkuar një gjë të tillë janë SHBA, BE dhe Britania e Madhe, të cilat deri më tani kanë akuzuar presidentin rus si përgjegjësin kryesor.


Ne jemi të indinjuar nga vdekja e politikanit opozitar Alexei Navalny, për të cilën Presidenti (i Rusisë) Vladimir Putin dhe autoritetet ruse mbajnë përgjegjësinë përfundimtare,” i tha ambasadorja e BE-së Lotte Knudsen në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë, në deklaratat e saj në emër të 43 shtete.


Një kritik i vendosur i Vladimir Putinit, Alexei Navalny vdiq më 16 shkurt në rrethana misterioze në një koloni penale të Arktikut, ku po vuante një dënim 19-vjeçar për “ekstremizëm” dhe u varros të premten në Moskë. Vdekja e tij shkaktoi dënimin e vendeve perëndimore.


Rusia duhet të autorizojë një hetim ndërkombëtar të pavarur dhe transparent për rrethanat e kësaj vdekjeje të papritur, theksojnë 43 vendet, teksa shtojnë se kjo vdekje është një tjetër tregues i represionit gjithnjë në rritje dhe sistematik në Rusi.


Këto vende në përgjithësi i bëjnë thirrje Rusisë që të lirojë të burgosurit politikë, gazetarët, mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe kritikët e luftës në Ukrainë.


“I bëjmë thirrje Federatës Ruse t’i japë fund kësaj klime mosndëshkimi dhe të krijojë një mjedis pa rrezik për opozitën politike dhe zërat kritikë”, nënvizojnë ato.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit