Vdekja e rusëve në Kavajë| Nisin eksperimentet e ushtrisë për të hedhur dritë mbi ngjarjen

Vdekja e rusëve në Kavajë| Nisin eksperimentet…

Vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë në Kavajë ku 4 rusë u gjetën të vdekur në pishinën e një hoteli.

Sot dhe nesër ushtria do të kryejë eksperimentin për të gjetur shkakun e vërtetë  të vdekjes së bashkëshortëve Sergei dhe Natali Burenkova, vajzës Ekaterina dhe dhëndrit të tyre Nikita Belusov.

Grupi hetimor do të zhvillojë një eksperimet në ambientet e pishinës. Ekspertët e laboratorit ushtarak do të përcaktojnë në qoftë se ka pasur elementë të jashtëm biologjikë apo armë kimike të cilat mund të kenë shkaktuar edhe vdekjen.

Prokuroria e Kavajës ka regjistruar hetimet mbi rastin ndërsa me interes çështja po ndiqet edhe nga ambasada ruse në Shqipëri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit