Vdekja e shqiptares Maria në Trikala, dyshime edhe për një 30-vjeçar. Policia ka videon ku ajo duket teksa...

Vdekja e shqiptares Maria në Trikala, dyshime…

Të tjera detaje vijnë nga vdekja misterioze e 16-vjeçares Maria në Greqi.

Hetuesit po dyshojnë edhe përfshirjen e një bashkëatdhetari 30-vjeçar, të cilin e kishte takuar shpesh kohët e fundit.

Në fillim, mendohej se ishte vetëvrasje prej rënies nga kisha.

Gjithsesi, dosja mbetet e hapur dhe po shtohen informacione të reja, siç është një video që policia ka me lëvizjen e fundit të 16-vjeçares me origjinë shqiptare.

30-vjeçari ende nuk ka shkuar për të dëshmuar, por këtë të mërkurë, pritet që oficerët nga policia të kenë edhe mesazhet dhe thirrjet nga telefoni i 16-vjecares.

“Vajza jonë u vra. Ose u vra në një vend tjetër dhe ata e sollën në kopshtin e kishës, ose e ndoqën atë…”, pretendojnë prindërit e vajzës në RealNeës.

“Si e ngjiti skelën gjatë natës dhe pse është gjaku i saj në shumë vende në oborr, por jo në shkallët që ndodhen afër vendit ku u gjet,” pyesin ata.

Policia po ekzaminon edhe një video nga kamerat e sigurisë në zonë, që tregojnë Marian teksa shëtit vetëm në rrugët e qytetit, në orët e para të datës 15 korrik.

Disa orë më herët, një polic grek 26-vjeçar e kishte lënë atë jashtë shtëpisë së saj, pasi kishin pasur një takim të dy.

Video e 16-vjeçares shënon orën 04:30 të mëngjesit, ndërsa kamerat në zonën e Varousia, janë më konkretisht, përpara shtëpisë së një prodhuesi qumështi.

Në atë natë të rëndësishme, nëna e Marias ishte duke punuar për të kujdesur për një person të moshuar afër Sheshit Vouvis, ndërsa burri i saj kishte shkuar në Shqipëri, prej nga erdhi pas vdekjes së Marias.

Kur polici u largua, rreth orës 3 të mëngjesit afër shtëpisë së saj, Maria ndërroi mendje, foli në telefon dhe u drejtua drejt qendrës së qytetit.

“Vajza ime Kristina më njoftoi se Maria po vinte dhe se unë duhet të lija derën e hapur, në mënyrë që zilja të mos tingëllonte. E prisja, kur dëgjova zëra dhe ulërima nga rruga. Isha e trembur. Kam dëgjuar zërin e vajzës time. Unë dola jashtë dhe fillova të bërtisja: Maria… Maria,” tha nëna e saj për RealNeës, diçka që ajo gjithashtu raportoi në polici.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit