Vdekja e shqiptarit në anijen hotel në Angli, e motra kërkon ndihmë për të sjellë trupin në atdhe

Vdekja e shqiptarit në anijen hotel në…

Motra e azilkërkuesit shqiptar Leonard Farruku, i cili vdiq më 12 dhjetor në anijen “Bibby Stockholm” ka thënë se familja nuk mund të përballojë ta sjellë trupin në vendlindjen e tij, Shqipëri.

Kësisoj familja ka hapur një faqe online për mbledhjen e fondeve në përpjekje për të riatdhesuar trupin e 27-vjeçarit. 

Motra e tij, Jola Dushku ka thënë për BBC se tanimë po përballet me një tragjedi të dyfshtë, pasi nuk kanë mundësi finaciare për ta sjellë trupin në atdhe.

“Nuk e dimë se sa kohë do të duhet që të mblidhen paratë”, tha motra e Leonardit, ndërsa shtoi se synon të mbledhë 10 mijë paund.

Sekretari i Brendshëm James Cleverly deklaroi pak ditë më parë se vdekja e papritur e Farrukut do të hetohej “plotësisht”. Një raport që zbuloi se politika e strehimit të azilkërkuesve në anijen Bibby Stockholm ishte diskriminuese në bazë të moshës dhe gjinisë, u fshi nga faqja e internetit e qeverisë muajin e kaluar, dy ditë pasi u publikua. Një shënim në faqen e internetit thoshte se vlerësimi i ndikimit ishte “publikuar gabimisht”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit