Vdekja e Sonilës në Itali/ Rrëfimi rrëqethës i bashkëshortit, nga dyshimi për vrasje, paratë e humbura dhe...

Vdekja e Sonilës në Itali/ Rrëfimi rrëqethës…

Një vdekje misterioze ishte ajo e shqiptares Sonila Cani në Torino të Italisë më 21 Mars, ku 22-vjeçarja, nënë e një fëmije, u gjet e vetëvarur në tualetin e banesës.

Autoritetet italiane si dhe prindërit e vajzës, nuk përjashtojnë pistën e vrasjes, teksa i kanë konsuderuar rrethanat e ngjarjes si të dyshimta.

Ishte bashkëshorti i saj, Kreshnik Cani, personi që e gjeti të pajetë brenda apartamentit të renë. Emisioni Uniko ka zbardhur dëshminë e tij, të cilën e ka dhënë edhe para hetuesve italianë.

Në dëshminë e tij, Kreshnik Cani tregon përse doli nga banesa atë ditë të dielë dhe kur u kthye gjeti gruan të pajetë.

Dëshmia e plotë e Kreshnik Canit:

Kreshnik Cani: Unë kam dalë nga shtëpia ime atë ditë më datë 21 Mars 2021 për të pirë kafe dhe për të blerë cigare, dhe do të kthehesha përsëri në shtëpi te gruaja ime dhe te djali. Kam dalë rreth orës 12:30 ndërkohë kur kam dalë jashtë shtëpisë më ka marrë në telefon një shoku im dhe më ftoi për një kafe në një bar jo larg shtëpisë që unë jetoja me familjen time. Unë ju përgjigja që sot është e dielë dhe do dal me familjen time në një park aty afër. Ai rezistoi të më thoshte hajde pi një kafe dhe të merrja syzet e diellit që unë kisha harruar një ose dy ditë më parë në shtëpinë e tij. Vendosa të shkoja ta takoja shokun tim që më priste në një bar aty afër.

Duke shkuar te bari ku shoku im më priste, kam folur me gruan time Sonilën për ta vënë në dijeni që po shkoja të merrja syzet që kisha harruar te shtëpia e shokut tim 2 ditë më parë dhe që ai më priste në një bar afër shtëpisë tonë për të m’i dhënë. Gruaja ime Sonila  më tha të mos vonohesha se ishte pa cigare dhe mbi të gjitha do dilnim bashkë me djalin në një park. Mbërrita te bari ku shoku im më priste për të më dhënë ato të mallkuara syze. Më fton për të pirë një gotë raki me të. Ju përgjigja se nuk kam kohë dhe se duhej të kthehesha në shtëpi se do dilja me familjen time në park. Por ai nuk e di pse ngulmonte për të qëndruar dhe të pija një gotë raki me të. Vendosa të pija një kafe dhe një gotë raki me shokun tim.

Më kujtohet që shkruaja me gruan time Sonilën për ta vënë në dijeni ku ndodhesha.

Mbarova kafen dhe rakinë që piva me shokun tim dhe doja të ikja të kthehesha në shtëpi te familja ime që më priste. Shoku im ngulte këmbë që të pija edhe një gotë tjetër. Vendosa të pija akoma dhe një gotë me shokun tim.

Njëkohësisht vazhdoja të komunikoja me gruan time që më priste bashkë me djalin në shtëpi. Pasi mbaruam së piri dhe gotën e dytë, më kërkoi ta shoqëroja në një bar tjetër ku unë dhe gjithë shokët e tjerë frekuentonim shpesh. I thashë që e kam ekzagjeruar dhe që mirë për në park vajti vonë për të dalë me familjen time, por e kam lënë dhe gruan time Sonilën pa cigare në shtëpi.

Nuk ndihesha mirë ta lija shokun tim në atë mënyrë pasi ai kishte bërë goxha rrugë në këmbë për të më sjellë syzet që kisha harruar në shtëpinë e tij 2 ditë më parë. Vendosja ta shoqëroja shokun tim te bari që unë dhe shokët e mi frekuentonim shpesh.

Rreth orës 14:30 pak a shumë arritëm te bari tjetër. Aty vura re që shoku im ngulte këmbë për të vazhduar akoma të pinim, pasi kishim rënë dakord që unë do ta përcillja deri aty te bari dhe jo të vazhdonim të pinim. Morëm akoma për të pirë dhe më kujtohet që deri në atë moment komunikoja vazhdimisht me gruan time Sonilën duke e vënë në dijeni për vonesën time.

Në orën 15:00 më vjen një foto e djalit tonë duke fjetur nga telefoni i gruas time, më poshtë një SMS “shiko çunin”, gjë që nuk e kuptoja çfarë donte të thoshte.

Dal jashtë nga bari dhe i shkruaj se çfarë ka djali, por pashë që SMS-të që unë i shkruaja, gruaja ime nuk po i lexonte.

Provoja vazhdimisht t’i telefonoja dhe t’i shkruaja gruas time Sonilës por asnjëherë nuk u përgjigj. Mendova se gruaja ime Sonila që nuk më përgjigjet do ta ketë zënë gjumi bashkë me djalin tonë të vogël dhe se ajo kishte gjumin e rëndë, ose do ketë lënë telefonin silencioz për të evituar zhurmën se djali po flinte.

Të them të drejtën nuk u shqetësova aq shumë se më kishte rastisur dhe herë të tjera në të kaluarën që për shkak të gjumit të rëndë që gruaja ime Sonila kishte, unë jam gdhirë te dera e shtëpisë.

Atë ditë 21 Mars 2021 kur ora ishte pak e shumë 15:30 unë ndodhesha jashtë barit duke kërkuar të komunikoja me gruan time, mbërrin një BMV e bardhë Seria 1, aty zbret një djalë që 5-6 ditë më parë me anën e disa shokëve të tjerë, nuk më kishte pëlqyer ky djalë, emrin nuk ia di. Vura re se në makinën e bardhë tip BMV Seria 1 ndodhej në vendin e guidës një person që diku e kisha parë.

E theksoj përshkrimin e makinës BMV me ngjyrë të bardhë se disa ditë më parë gruaja ime Sonila më kishte thënë që i kishte rënë disa herë në sy afër shtëpisë tonë kjo makinë ngjyrë e bardhë. Pak pas mbërritjes së këtij djali që emrin nuk ia di, vendosa të ikja në shtëpi.

Por shokut tim nuk i mjaftonte me aq shoqëria ime dhe më kërkoi akoma ta shoqëroja në shtëpinë e vetë sepse gruaja e vetë i bënte llafe. Arsyeja që unë ta shoqëroja shokun tim deri në shtëpinë e vetë, ishte që gruaja e tij nuk i bënte llafe po të ishte në shoqërinë time pasi unë isha një shok i mirë për gruan e tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit