Vdekja e të burgosurit shqiptar në RMV| Zv.drejtori i burgut: Gjykata vendosi të lirohej, prokuroria e kundërshtoi!

Vdekja e të burgosurit shqiptar në RMV|…

Pas lajmit që një i burgosur shqiptar ka ndërruar jetë në burgun e Maqedonisë së Veriut, pasi u la pa mjekim, ka ardhur reagimi i , Femi Jonuzit, zv.drejtori i burgut në Idrizov në Maqedoni të Veriut. Për vdekjen e të burgosurit shqiptar Azbi Kaba, në një lidhje për Report Tv, Jonuzi është shprehur se , shqiptari ishte dërguar disa herë në spital dhe çdo ditë i jepej ndihmë. Gjithashtu Jonuzi deklaroi se i ishte dërguar edhe kërkesë gjykatës për ta liruar, por vendimi u kundërshtua nga prokuroria. Mirëpo këto pretendime të Jonuzit janë hedhur poshtë nga të burgosur në Idrizov, të cilët shkruajnë në ‘Report Tv’ se 47-vjeçarit nuk i është dhënë asnjë ndihmë mjekësore. 

Femi Jonuzi

Jemi munduar, e kemi njoftuar gjykatën që t’i ndërpritej dënimi dhe Gjykata solli vendimin, por u ankua prokurori dhe ende nuk kemi përgjigje. Është dërguar në spital, me udhëzim të mjekut të burgut dhe çdo ditë i është dhënë ndihma e shpejtë për t’i bërë trajtim. Edhe dje ka qenë në spital dhe pasi e kanë sjellë në burg, rreth mesnatës ka ndërruar jetë. E kemi dërguar në spital me dhjetëra herë për mjekim. Ishte dënuar me 7 vite. Kushtet në burg janë të njëjta si për të gjithë të burgosurit në këtë burg. Ne i bëmë përpjekjet që ai të lirohej dhe Gjykata e dha vendimin për ndërprerjen e dënimit, por pas ankesës së prokurorisë, nuk na erdhi më përgjigje dhe nuk u lirua. Kemi komunikuar edhe me konsullin shqiptar, e kemi vizituar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit