Vdekja e të miturit në lulishte, kreu i PD Berat: Ai fëmijë mund të ishte i kujtdo, e vranë telat e zhveshur!

Vdekja e të miturit në lulishte, kreu…

Kreu i Partisë Demokratike në Berat, Gazment Azizi, ka reaguar pas ngjarjes tragjike të ndodhur sot, ku një fëmijë humbi jetën nga korrenti.

Azizi shkruan në “Facebook” se 4-vjeçari ka vdekur në lulishten qendrore të qytetit, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike të zbukurimeve vezulluese.

“Telat e zhveshur,të pasiguruar me pusetat që prej kohësh qëndrojnë të hapura dhe në tension, kanë vrarë sot qytetarët beratas”, shkruan mes të tjerash kreu i PD.

Mesazhi i plotë:

Shkëlqimi i fasadave VRASTARE!

Një fëmijë 4-vjeçar ka humbur sot jetën, si rezultat i kontaktit me energjinë elektrike në lulishten qëndrore të qytetit të Beratit. Zbukurimet vezulluese të përgatitura dhe aq shumë të trumbetuara nga bashkia Berat,i kanë marrë jetën 4-vjeçarit, i cili ishte duke luajtur në lulishten qendrore te qytetit.

Telat e zhveshur,të pasiguruar me pusetat që prej kohësh qëndrojnë të hapura dhe në tension, kanë vrarë sot qytetarët beratas. Ai fëmijë mund të ishte i kujtdo ,ndaj të gjithë bashkë duhet të reagojmë, ndaj kësaj fatkeqësie.
As taksat dhe , as tarifat e larta që paguajnë qytetarët beratas nuk mundësojnë dot shërbim cilësor ,dhe të sigurt nga kjo bashki. Të dashur bashkëqytetarë, duhet të reagojmë sa nuk është ende shumë vonë!

/Balkanweb

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit