Vdekja e të riut shqiptar në Itali, autopsia: E qëllimshme, kufoma u zhvendos

Vdekja e të riut shqiptar në Itali,…

Vdekja e shqiptarit Bektash Mesje mbetet e dyshimtë. 

Detaje tronditëse kanë dalë në dritë, ku sipas mediave italiane trupi i Bektash Mesjes, punëtorit 38-vjeçar i gjetur i vdekur në këmbët e një shkalle brenda një ndërtese është zhvendosur nga vendi i rënies, ku ishte ngritur një skelë.

Sipas gjetjeve të para të autopsisë, puntori nuk mund të ketë rënë aksidentalisht nga shkallët e ndërtesës në të cilën u gjet i pajetë në katin e parë.

Dy persona janë nën hetim, pronari i kompanisë, me origjinë shqiptare, për të cilin punonte punëtori dhe një person tjetër, një shqiptar 45-vjeçar nën hetim për ndihmë dhe nxitje. Për të dy janë caktuar dy mbrojtës publik.

Vdekja e shqiptarit lë pas shumë pikëpyetje: Pse u lëviz trupi? Gjithçka tregon idenë e fshehjes ose simulimit të një vdekjeje për arsye të tjera përveç rënies së skelës. Cilat arsye?

Trupi i pa jetë i 38-vjeçarit shqiptar u gjet në katin e parë të një vile të sapo rinovuar në Mocajo dhe fillimisht u raportua se ai kishte rënë nga lartësia, pasi ishte rrëzuar nga shkallët e banesës ku po punonte, megjithëse kjo është një nga pistat pasi ka ende shumë pikëpyetje. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit