Vdekja e turistëve rusë në Qerret/ Myftaraj: Burenkov vëllai i Ramës, gënjen kur thotë se ishin të pasur

Vdekja e turistëve rusë në Qerret/ Myftaraj:…

Pas ngjarjes së rëndë ku mbetën të pajetë 4 turistët rusë, ka ardhur reagimi i gazetarit Kastriot Myftaraj. Përmes një postimi në Facebook, Myftaraj është shprehur se Rama gënjen kur shprehet se turistët ishin një ndër familjet më të pasura të Rusisë, teksa thotë se një nga viktimat, konkretisht Sergei Burenkov 60 vjeç ishte vëllai i Edi Ramës. Myftaraj shprehet se këto gënjeshtra të Edi Ramës, tregojnë se atë e ka kap paniku pas zbulimit të lidhjes së tij me viktimat ruse që ndërruan jetë në SPA-në e një prej hoteleve luksoze të Qerretit.

Kastriot Myftaraj:

Edi Rama po përhap në media gënjeshtrën-alibi se familja ruse e vdekur në Shqipëri ishte një nga më të pasurat e Rusisë. Zyra e posaçme e përhapjes së gënjeshtrave në shërbim të kryeministrit Rama, e kryesuar nga drejtori i tij i komunikimit Endri Fuga pasi u bë e njohur lidhja familjare e Edi Ramës me rusët e vdekur në Qerret po përhap nëpër mediat shqiptare gënjeshtrën se bëhet fjalë për një nga familjet më të pasura të Rusisë që ka shëtitur gjysmën e botës. Gënjeshtra stërhollohet duke u thënë se këtë gjë e shkruajnë mediat ruse të cilat nuk e kanë thënë këtë gjë. Mediat ruse thjesht kanë thënë se anëtarët e familjes kishin pasion udhëtimet. Kishin udhëtuar shumë por jo në gjysmën e botës. Meqënëse Sergei Burenkov 60 vjeçar i vdekur në Qerret ishte vëllai i Edi Ramës nga martesa e parë e Kristaq Ramës në Rusi, mos po kërkon Edi të na bëjë të besojmë se vëllai i pasur nga Rusia kishte ardhur te vëllai i varfër në Shqipëri për t’ i dhënë para?! E kundërta është e vërtetë. Nga dy vëllezërit, i pasuri, miliarderi në euro dhe dollarë ishte Edi Rama. Këtij i kërkonte para me shantazh me dokumente kompromentuese vëllai rus. Nëse rusët e vdekur në Shqipëri do t’ i përkisnin një prej familjeve më të pasura të Rusisë ata nuk do të vinin në Qerret në hotele të cilët janë graduar me pesë yje në mënyrën më të dyshimtë dhe të futeshin në ujë me cilësi të tillë ku të pasurit nuk lajnë as qentë dhe macet e tyre. Edi Rama e përhap gënjeshtrën e mësipërme sepse ai dëshiron të krijohet mendimi se rusët e vdekur nuk kishin nevojë për para. Me këtë Edi Rama po krijon alibinë e vet, pra po largon nga vetja fajin për vdekjen e katër rusëve në Qerret. Më kot. Edi Rama me këto gënjeshtra që po përhap në media vetëm sa tregon se e ka rrëmbyer paniku pasi u zbulua lidhja e tij me viktimat.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit