Vdekja e turistëve rusë/ Prokuroria kërkon ndihmë nga kompanitë e huaja!

Vdekja e turistëve rusë/ Prokuroria kërkon ndihmë…

Pas ngjarjes së rëndë në një nga hotelet luksoze në Qerret, ku mbetën të vdekur katër turistë rusë, prokuroria ka marrë një tjetër vendim për hetimin e tragjedisë së mistershme. Kujtojmë se viktimat rusë u konstatuan një javë më parë në zonën e Qerretit të Kavajës.

Me anë të një kërkese, bëhet me dije se prokuroria i është drejtuar një kompanie të huaj për të kryer analizat e ujit të pishinës. Mësohet se prokuroria ka bllokuar pjesën e SPA-së së hotelit. Ajo ruhet nga efektivë të policisë. Ndërkohë nuk kanë dalë ende rezultatet e klorit dhe të ujit që janë përdorur në këtë SPA. Këto analiza janë vendimtare ndërsa pritet dhe një ekspertizë shtesë nga shteti rus.

Nga raportet paraprake dyshohet se vdekja e tyre ka ardhur nga asfiksimi, por nuk përjashtohen edhe pista të tjera, teksa trupat e katër shtetasve rusë u gjetën në saunën e hotelit “Gloria Palace”në Qerret.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit