Vdekja e vajzave ukrainase, shoqja dëshmon në polici: I gjeta në dhomë

Vdekja e vajzave ukrainase, shoqja dëshmon në…

Shoqja e shtëpisë e dy vajzave nga Ukraina të cilat ndërruan jetë një ditë më parë në apartamentin e tyre të marrë me qira në Tiranë, ka dhënë dëshminë e saj në polici si një nga dëshmitaret kyçe që do të ndihmojë hetuesit në zbardhjet e shkaqeve të ngjarjes.

Yeva Vorona ka treguar se shoqet e saj të ndjera Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova i gjeti të vdekura në një nga dhomat e apartamentit pasi u zgjua në mëngjes. Një natë më parë (të enjten) ajo tregon se së bashku me dy shoqet kishin dalë në lokalet e natës për të konsumuar alkool, dhe janë kthyer në apartament në orët e para të mëngjesit të së premtes ku të ndjerat kanë pirë qetësues dhimbjesh.

“Antonian dhe Anastasian i kam shoqe. Erdhën në Shqipëri për pushime. Në mbrëmje nisëm të pimë alkool të treja. Vajzat kanë pirë edhe qetësues metadol dhe një medikament tjetër në formë tretësire që nuk e di çfarë ishte. Kemi vijuar për disa orë të pimë me pas më zuri gjumi. Kur u zgjova i kam parë pa jetë dhe njoftova policinë. Nga sa informacione kam Antonia ka pasur probleme me zemrën ndërsa Anastasia ka vuajtur nga epilepsia”, ka dëshmuar ajo.

Vorona tregon se pasi ka konstatuar shoqet që kishin ndërruar jetë, ka njoftuar menjëherë policinë. Dyshimet paraprake për vdekjen e vajzave lidheshin me mbidozën e medikamenteve, por do të jetë ekspertiza mjekoligjore ajo që do të thotë fjalën e fundit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit