Vdekja ish-ministrit Valirakis, dëshmitari konfirmon dyshimet e gruas së viktimës

Vdekja ish-ministrit Valirakis, dëshmitari konfirmon dyshimet e…

Detaje të reja kanë dalë në dritë për sa i përket vdekjes së mistershme të ish-ministrit grek, Sifis Valirakis.

Mediat greke shkruajnë se 77 vjeçari është konfliktuar me kapitenin e një anije pak përpara ngjarjes së rëndë që i kushtoi vdekjen, dhe se kjo anije përplasi mjetin lundrues ku ishte ish-ministri, sipas një dëshmitari në vendin e ngjarjes.

Mediat shkruajnë më tej se ekspertiza mjeko-ligjore ka gjetur dëmtime në kokë dhe qafë të shkaktuara nga helikat e një mjeti lundrues, por ende është e paqartë nëse ishte mjeti i tij apo i personit me të cilin u konfliktua.

Ishte gruaja e ish-ministrit ajo që hodhi dyshime mbi vdekjen e burrit të saj, duke u shprehur se vdekja e tij mund të mos jetë aksidentale por mund të jetë vrarë.

Ish ministri grek, Sifis Valirakis u gjet i vdekur pak ditë më parë prej rojes bregdetare greke në afërsi të Eretrias, 40 km në veri të Athinës. Sipas rojes bregdetare greke,politikani i njohur u gjet në det,vetëm pak metra larg motoskafit të tij i cili u gjet me motorët të ndezur. Ka qenë bashkëshortja e tij që njoftoi autoritetet pasi Valirakis nuk ishte kthyer në banesë mbas një shëtitje që kishte bërë me skafin e tij në ujërat e qeta të gjirit të Eretrias.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit