Vdekja misterioze e rusëve, miqtë e tyre u morën në pyetje nga guida ukrainase

Vdekja misterioze e rusëve, miqtë e tyre…

Rreth një javë pas vdekjes së 4 rusëve në mënyrë misterioze dhe detajet nga kjo ngjarje nuk kanë të ndalur.

TCH ka bërë me dije se miqtë  e tyre janë marrë në pyetje nga guida ukrainase.

Askush nga Ministria e Drejtësisë nuk i ka marrë në pyetje miqtë e tyre edhe pse atje ka rreht 1400 punonjës të punësuar për të përkthyer në të tilla raste.

Sergey Burenkov 60 vjeç, bashkëshortja 58-vjeçare Natalya, vajza e tyre Ekaterina 31 vjeç dhe partneri i saj, Nikita Beluosov 37 vjeç, u gjenden Në Shqipëri pas një turi në të gjithë botën, në vendet me të synuara nga turistët, çka e kanë ilustruar me shkrepjen e fotove dhe reklamimin e tyre në rrjetet sociale. Në hotelin “Gloria” në Qerret, familjarët erdhën nga Ohri, dhe dita e parë e tyre në vendin tonë, më 15 tetor, u kthye në tragjedi. Kishin revervuar dhe kishin kërkuar t’i bënin gati pishinën dimorore, që stafi i hotelit e hapi brenda ditës duke përdorur klor për ujin e pishinës. Ishte po stafi që i gjeti të gjithë të pajetë, një me këmbët në ujë, dy prej tyre në shezlong dhe tjetrin mes pishinës dhe saunës, pa mundur të konsumojnë as ushqimin dhe pijet që kishin porositur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit