Vdekja misterioze e të resë, flasin gjyshërit dhe babi

Vdekja misterioze e të resë, flasin gjyshërit…

Vdekja e 23 vjeçares Evgjeni Baxho ka mbetur ende një mister. Asaj iu gjendën në trup disa figura të çuditshme të cilave nuk u dihet kuptimi, mendohet se mund të jenë pjesë e ndonjë riti fetar por askush nga të afërmit e Evgjenisë nuk ka informacion që e ndjera merrej me ndonjë kult.

Familjarët e Evgjeni Baxhos folën për “Shqipëria Live” në lidhje me ngjarjen. Babi i saj tha se ende sot e kësaj dite nuk kanë asnjë informacion se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa tha se Evgjeni ishte një vajzë që mësonte dhe ishte krenar për të.

Duhet të dimë kë takojnë këta, çfarë të rinjsh marrin në qafë. I bëj thirrje opinionit, familjarëve, gjykatësve, prokurorëve të jenë të vëmendshëm, të bëjnë punët e veta dhe të zbardhet çdo ngjarje.  Nuk kishim dyshime që Evgjeni po ndiqte sekte të tilla. Mosha ishte e madhe, kishte personalitetin e saj dhe mësonte shumë, isha krenar që më thoshin se ke një vajzë të zgjuar.  Nuk mund të jem ekspert, por e vërteta duhet të zbulohet, nuk dimë se çfarë ka ndodhur akoma nuk e dimë. Të paktën të dimë se çfarë ka ndodhur”, tha babai i të ndjerës.  

Ndërsa gjyshi i Evgjeni Baxhos tregoi telefonatën e fundit me të. Vajza i kishte kërkuar një raport mjekësor dhe pasi gjyshi e kishte marrë, vajza i kishte thënë që të mos ia dërgonte sepse e kishte rregulluar punën me doktorin e lagjes ku banonte në Tiranë.

“Vajza nuk shahej. Unë e kam marrë 5 muajshe dhe e kam rritur vetë. Nuk e kuptoj se si ndodhi, asnjë përgjigje s’na kanë dhënë. Nuk dimë gjë fare se nga erdhi. Në familje dhe shoqëri ishte shumë korrekte. Kam shkuar 3-4 herë në Prokurori dhe nuk e dinë si ka ardhur.  Në darkë fola me vajzën më tha: ‘jam mirë, më erdhi e zonja e shtëpisë më solli një pjatë supë’. Në mëngjes e mora në telefon dhe s’mu përgjigj. Pastaj e kishin gjetur nga ora 8 në banjë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit