Vdekja në kantier e 63-vjeçarit në Tiranë, reagon KSSH: Kjo është arsyeja, në 2019 humbën jetën në kantiere 34 punëtorë

Vdekja në kantier e 63-vjeçarit në Tiranë,…

Konfederata e Sindikatave të hsqipërisë ka reaguar për ngjarjen e rëndë që është regjistruar ditën e sotme në një kantiar për ndërtimin e një kompleksi pallatesh në zonën e “Fushës së Aviacionit”.

Sipas KSSH-së, Mëhill Përpali ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme nga një objekt në ndërtim e sipër në zonën e fushës aviacionit në kryeqytet.

“KSSH përmes burimeve të saj mëson se shkak i aksidentit është mungesa e kushteve të sigurisë teknike në punë. Në kërkojmë që të përgjegjësit e kompanisë që po ndërton kompleksin e pallateve të përballen më ligjin. Inspektoriati Shtetëror i Punës duhet të nisë një hetim urgjent pasi ka dyshime të forta se 63 vjeçari ishte pensionit dhe punon në të zezë”, shkruehet në reagimin e Sin dikatës.

“Aksidentet në punë dalin nga karantina,vdekja e 63 vjeçarit asnjë i ndaluar ! Një aksident në punë më pasojë vdekjen e një punonjësi 63 vjeçari është regjistruar mëngjesin e kësaj të ejnteje në Tiranë.

Mëhill Përpali ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme nga një objekt në ndërtim e sipër në zonën e fushës aviacionit në kryeqytet. Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet familjes Përpali. KSSH përmes burimeve të saj mëson se shkak i aksidentit është mungesa e kushteve të sigurisë teknike në punë.

Në kërkojmë që të përgjegjësit e kompanisë që po ndërton kompleksin e pallateve të përballen më ligjin. Inspektoriati Shtetëror i Punës duhet të nisë një hetim urgjent pasi ka dyshime të forta se 63 vjeçari ishte pensionit dhe punon në të zezë. Policia e Shtetit dhe prokuroria të mos mjaftohen vetëm më komunikata shtypi por të vihen në lëvizje dhe të finalizojë hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Punëtori shqiptar sot është në mëshirë të fatit dhe aksidentet në punë po vijojnë të marrin jetë njerëzish. 34 jetë punëtorë shqiptarë në 2019 kanë humbur jetën në vendin e punës sipas Inspektoriatit Shtetëror të punës”, mbyllet reagimi.

Fax News ka bërë një vëzhgim dhe raportim të drejtëpërdrejtë në kantierin ku ndodhi ngjarja e rëndë. Zhvilluesi dhe investitori i projektit është “Garden Rezidencë Turdiu” Shpk. ‘Garden Residence Turdiu’ është një kompleks banimi me 9 ndërtesa kryesore me 7, 8, 11 dhe 12 kate mbi tokë dhe kate parkimi nëntokë

Mësohet se për ngjarjen nuk është shoqëruar asnjë person ndërsa nuk ka një qëndrim publik nga ana e firmës ku punonte 63-vjeçari.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit