Vdekja tragjike e 4-vjeçarit në Berat, gjykata liron dy punonjësit e bashkisë

Vdekja tragjike e 4-vjeçarit në Berat, gjykata…

Gjykata e Beratit ka shpallur të pafajshëm dy punonjësit e bashkisë, të cilët u arrestuan si përgjegjës për vdekjen e 4-vjeçarit, të cilin e zuri korenti në një park.

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në bashkinë e Beratit, Poli Ikonomi, 32-vjeç dhe Përgjegjësi i Ndriçimit Publik në bashki,Llazar Hoxholli, 61-vjeç dolën sot para togave të zeza të cilat kanë marrë vendimin për t’i lënë të lirë.

Ndërkohë disa ditë më parë, nga Policia u morën nën hetim edhe 4 elektriçistë: F. T., H. I., E. B. dhe M. K., të gjithë banues në Berat.

Ngjarja tragjike ndodhi disa ditë më parë në Berat, pasi vogëlushi ishte duke luajtur në park, ndërsa ra në kontakt me telat e dritave të ndriçimit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit