Vdekja tragjike e Doraldës, nëna 32 vjeçare që u gjet u varur, ish dhëndri e dhunonte seksualisht

Vdekja tragjike e Doraldës, nëna 32 vjeçare…

Ditën e sotme në emisionin “Me zemër të hapur” u trajtua pjesa e tretë e ngjarjes tragjike ku humbi jetën Doralda Dashi.

Në emision u zbuluan detaje rrëqethëse dolën mbi ngjarjen tragjike të vdekjes së 32-vjeçares. Gazetarja e emisionit Anila Ahmataj ishte në vendngjarje ku dëshmi të reja janë dhënë nga nëna e të ndjerës, e cila deklaroi se e bija dhunohej nga bashkëshorti edhe seksualisht!

“Vajzën ai e ka dhunuar edhe seksualisht duke i kërkuar marrëdhënie seksuale me dhunë. Më kishte treguar vet vajza, kur kishte ndodhur pasi kishte shkuar te gjinekologu dhe rezultoi shtatzënë. Pronari vajzës më tha mua dhe kunatit që telefoni i saj s’ka pushuar gjithë ditën. Dua të di kush e merrte atë ditë vajzën. Ai e ka detyruar që të marri leje 15 minuta më parë. Kush ma vrau Aldën. Më 13 korrik të këtij viti e takoi, e thirri për një takim, u takuan”, deklaroi nëna e 32-vjeçares.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit