Vdekje të larta nga mbidoza dhe krimi, autoritetet shpallin gjendjen e emergjencës

Vdekje të larta nga mbidoza dhe krimi,…

Kryebashkiaku i San Franciskos shpalli këtë të premte gjendjen e jashtëzakonshme në Tenderloin në përpjekje për të ulur vdekjet nga mbidoza dhe krimin në një nga lagjet më të varfra dhe më të infektuara nga droga.

Sipas mediave të huaja. Kryebashkiaku i Londrës Breed u shpreh se nevojitet ndërhyrja e shpejtë e drogës sepse të paktën dy njerëz në ditë vdesin nga mbidoza.

Tenderloin ka qenë prej kohësh epiqendra e të pastrehëve dhe përdorimit të drogës, por zyrtarët e qytetit thanë se problemi është përkeqësuar pasi kriza kombëtare e opioideve u përshkallëzua gjatë pandemisë.

“Kjo është një emergjencë që kërkon një zgjidhje të menjëhershme, për t’u përballur me këtë epidemi,” tha Breed, duke shtuar se shpreson se masa do të shpëtojë jetë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit