Vdekjet nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut/Shqiptarët, ndër të parët në Europë

Vdekjet nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut/Shqiptarët,…

Shqipëria renditet ndër vendet e para në Europë për vdekshmërinë nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut.

Sipas të dhënave të Eurostat, që i referohen vitit 2020, midis anëtarëve të BE-së, përqindja më e lartë e vdekjeve për shkak të sëmundjeve të sistemit të qarkullimit të gjakut është vërejtur në Bullgari (61%).

Pas saj renditen Rumania, Letonia, Lituania, midis 50-55% dhe Shqipëria është po në këto nivele.

Vdekjet më të ulëta nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut janë në Francë (20%).

Sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut dhe kanceret së bashku përfaqësonin 55% të shkaqeve të vdekjeve në BE, duke filluar nga 42% në Belgjikë dhe 76% në Bullgar, sipas Eurostat. Në Shqipëri, kjo peshë është 69.2%, duke qenë ndër më të lartat në Europë për shkak të vdekshmërisë së lartë që vjen nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit